Irlanda ka gjobitur shërbimin e mesazheve të WhatsAppit për shkelje të ligjit të privatësisë së Bashkimit Europian.
“Bazuar në këtë vlerësim, DPC-ja ka gjobitur WhatsAppin me 225 milionë euro”, ka bërë të ditur Komisioni, duke shtuar se kjo është një prej dënimeve më të mëdha të lëshuara ndonjëherë nga kompania.
Ndërkohë vitin e kaluar ishte gjobitur me 450,000 euro Twitteri.
Derisa Irlanda është baza e selive rajonale të një numri të madh të kompanive të teknologjisë si Apple, Geogle dhe Twitter, DPC-ja ka përgjegjësinë që të monitorojë politikat e Bashkimit Europian lidhur me teknologjinë.
WhatsAppi ka bërë të ditur se do të apelojë lidhur me këtë vendim./abcnew.al