Çfarë përmban deklarata e miratuar në Ohër? Ftesë liderëve të tjerë që të bashkohen

schedule19:06 - 10 Nëntor, 2019

schedule 19:06 - 10 Nëntor, 2019

Deklarata e cila u mbajt në Ohër me iniciativë të kryeministrave, Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pritet që të sjellë vendime konkrete sa i përket, lëvizjes së lirë të mallrave dhe kapitalit. Gjithashtu  21-dhjetori përcaktohet si data e takimit të ardhshëm që do të mbahet në Durrës. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ftohen që t’i bashkohen kësaj iniciative, me qëllim të integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE.

Pritet që liria e lëvizjes të sjellë më shumë efekte dhe të rrisë konkurrencën në të gjithë rajonin. Bëhët e ditur se është dakorduar që të vendoset sistemi i cili do të mundësojë udhëtime vetëm me letërnjoftime, leje të përbashkët të punës që do të lejojë njerëzve të punojnë në të tri vendet pa procedura plotësuese.

Kompanitë e këtyre tri vendeve nuk do të duhet të shqetësohen për fuqinë punëtore, për shkak se do të kenë mundësi që ti kyçin në të tria vendet, pa procedura shtesë.

Lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave do të inkurajohet përmes vendosjes së orarit të punës 24 orë për të gjithë shërbimet inspektuese, u theksua gjatë takimit.

Gjithashtu synohet njohja e ndërjeslltë e kualifikimeve profesionale në kuadër të vendeve anëtare të iniciativës, si dhe nxitja e këmbimit të studentëve dhe fillimi i projekteve të përbashkëta për hulumtime dhe zhvillim.

Para përfundimit të vitit, siç planifikohet Serbia dhe Shqipëria do të vendosin mundësinë që qytetarët të udhëtojnë vetëm me letënjoftime. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, planifikojnë të përforcojnë bashkëpunimin në fushën e krimit dhe terrorizmit përmes bashkëpunimit në fushën e migrimit dhe ndihmës së shpejtë.

Tre vendet pritet që të miratojnë rregulla në shumë fusha duke synuar përmirësimin e bashkëpunimit, me qëllim që kjo iniciativë të shndërrohet në iniciativën më të rëndësishme politike në shekullin 21. Një pikë e rëndësishme, siç thuhet është se, që nga momenti që BE-ja ndërpreu procesin e zgjerimit, SHBA-të kanë përkrahur iniciativën për bashkëpunim më të afërt të rajonit, që mbetet e hapur të për të gjitha vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!