Çfarë njerëzit janë të prirur të bëjnë për t’u ngritur në karrierë? Çuli flet për gjithçka përmes shfaqjes së Ivës

schedule11:20 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 11:20 - 19 Dhjetor, 2023

Regjisori Hervin Çuli ka promovuar në ‘ABC e Mëngjesit’, shfaqjen e tij më të re “Gjithçka rreth Ivës”, ku tregohet lufta për t’u ngjitur në karrierë.

Ai ka zbuluar se shfaqet lufta e aktorëve me njëri-tjetrin dhe të gjitha hapat që dikush mund ndjekë për t’u rritur në profesionin e tij.

“Nisur nga historia e Mesazhi i veprës është ça mund të bëjë njeriu për t’u ngjitur në karrierë, ça është gati njeriu të grijë, të eliminojë, të vrasi, vetëm për t’u ngjitur në karrierë. Tregohet lufta e aktorëve me njëri-tjetrin. Pastaj në qendër të veprës është dhe një kritik arti, i cili ndërton personalitet, pra tregon dhe këtë botën e modestisë së madhe, se si njerëzit janë të prirur, pra duhet të bësh disa hapa për t’u rritur në karrierë”, u shpreh Çuli.

Sakaq, ai ka deklaruar se ka parë shumë karriera të shkatërruara se refuzoheshin favore seksuale, por ka parë dhe versionin e kundërt.

“Për këtë çështje ka shumë spekulime. Nuk duhet të abuzohet dhe në krahun tjetër, e përdorin si një lloj alibie, thonë: ‘Unë nuk ia dhash, prandaj nuk më mori në punë’”./abcnews.al