Çfarë nënkupton ndalimi i abortit në SHBA për të drejtat e tjera

schedule14:13 - 31 Maj, 2022

schedule 14:13 - 31 Maj, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Si një nga dokumentet themeluese më të shkurtra dhe më të paqarta në botë, kushtetuta e Amerikës frymëzon teoritë juridike. Përballë paqartësisë – në terma të tillë si “liri”, “mizori dhe i pazakontë”, drejtësitë në të djathtë dhe në të majtë janë të detyruar të jenë edhe kreativë.

Por gjyqtarët konservatorë priren të jenë kundërshtarët më të zëshëm të krijimtarisë gjyqësore. Por e drejta e abortit, siç e vë në dukje edhe gjyqtari Samuel Alito nuk përmendet askund në tekstin e kushtetutës.

As dokumenti nuk përmban një referencë të qartë për “privatësinë”, një koncept që supozohet se mbron, midis vendimeve të tjera intime, zgjedhjen e një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë. Gjyqtari Harry Blackmun zbuloi të drejtat e abortit në kushtetutë në vitin 1973 dhe gjashtë kolegë të tij bashkë-nënshkruan vendimin e tij, raporton abcnews.al.

Blackmun e cilësoi të drejtën për të ndërprerë shtatzëninë  një linjë vendimesh që daton që nga viti 1891. Sipas tij ka disa”disa zona apo zona të privatësisë” në kushtetutë, të cilat Gjykata e Lartë nuk i ka njohur.

Ndër të drejtat e shumta të padeklaruara që gjykatësit kanë gjetur janë e drejta e familjeve të mëdha për të jetuar në të njëjtën shtëpi, e prindërve për të pasur kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe për t’i arsimuar ata në shkolla private, e njerëzve që të refuzojnë të sterilizohen dhe të çifteve të martuara dhe individëve të kenë kontrollin e lindjeve.

Secila është e mbrojtur si një e drejtë e “procesit të rregullt ligjor” dhe “procesi të rregullt thelbësorë.”

Por si e përcakton Gjykata e Lartë se cilat të drejta kualifikohen?

Amendamenti i 14-të garanton se asnjë shtet nuk mund të “privojë çdo person nga jeta, liria ose prona, pa një proces të rregullt”. Privimet e jetës, lirisë ose pronës mund të shqiptohen, për shembull nëpërmjet burgimit vetëm nëse i pandehuri kapet, gjykohet dhe dënohet në mënyrë të drejtë për një krim të caktuar.

Ky quhet “proces i rregullt”. Ai e ndalon shtetin të shkelë të drejtat themelore të individëve edhe me procedura të duhura, përveç nëse ka një justifikim jashtëzakonisht të fortë. Të drejtat e panumërta meritojnë mbrojtje gjyqësore po aq të fuqishme sa ajo për të drejtat e shprehura qartë në kushtetutë, siç është liria e fjalës.

Gjërat bëhen të ndërlikuara kur gjykata përpiqet të identifikojë se cilat të drejta duhet të mbrohen sipas një procesi të rregullt ligjor. Në Uashington, të nëntë gjyqtarët refuzuan të shtonin të drejtën për vetëvrasje të asistuar.

Një e drejtë e tillë, sipas shumicës, “nuk ka vend në traditat e kombit tonë, duke pasur parasysh refuzimin konsistent, pothuajse universal dhe të vazhdueshëm të kësaj të drejte, madje edhe për të rriturit me sëmundje mendore.

Gjyqtari Alito gjithashtu konstaton se ndalimet e abortit, jo të drejtat, karakterizojnë historinë amerikane përpara Roe.

Por disa historianë thonë se ai nuk arrin të vlerësojë pasojat e rëndësishme: ndalimet kriminale të abortit zbatohen përgjithësisht vetëm pas 16-18 javëve të shtatzënisë ku gratë mund të fillojnë të ndiejnë lëvizjen e fetusit.

Kjo mund të sigurojë bazën për të drejtën e abortit të paktën gjatë tremujorit të parë.

Nëse çdo gjë shkon siç duhet,  kjo mosmarrëveshje historike do të zgjidhet në favor të pikëpamjes se aborti nuk është në fund të fundit një proces thelbësor. Shtetet do të jenë të lira të ndalojnë abortin edhe nga momenti i fekondimit, sipas një ligji të Oklahomas i miratuar së fundmi.

Shqetësimi tjetër është se të drejtat të tjera mund të diskreditohen dhe të destabilizohen. Martesa ndërracore, kontracepsioni dhe martesat e të njëjtit seks nuk gëzonin status të mbrojtur në Amerikën e shekullit të 19-të, megjithatë gjykata i ka njohur të treja si të drejta themelore.

Drafti i gjyqtarit Alito këmbëngul se nuk rrezikon asnjë të drejtë përveç abortit. Shumë konservatorë të krishterë i konsiderojnë mjetet kontraceptive si DIU-ja(pajisje hormonale) dhe pilulat e abortit si metoda që janë përdorur shpesh, raporton abcnews.al.

Dhe vetë gjyqtari Alito i ka bërë thirrje gjykatës që të shqyrtojë rrëzimin e Obergefell kundër Hodges, një rast i vitit 2015 që i hapi rrugën  martesës për homoseksualët dhe lezbiket.

Duhet kreativitet për të njohur të drejtat e nënkuptuara.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!