Çfarë ndryshoi në memorialin e Mbretëreshës Elizabeth

schedule12:24 - 21 Shtator, 2022

schedule 12:24 - 21 Shtator, 2022

Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth u bë vonë pasdite të së hënës dhe trupi i monarkes u varros në memorialin e Mbretit George VI në kështjellën e Shën Gjergjit në Windsor, së bashku me bashkëshortin e saj Princin Philip, babain e saj Mbretin George VI, nënën e saj dhe motrën e saj Princeshën Margaret. Pas varrimit të saj, në memorial u vendos një pllakë e re, së cilës iu shtuan emrat e Mbretëreshës Elizabeth, Princit Philip me datat e lindjes dhe vdekjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Tashmë në gur janë shkruar emrat: “George VI 1895-1952”, “Elizabeth 1900-2002”. “Elizabeta II 1926-2022” dhe “Filipi 1921-2021”.

Emri i Princeshës Margaret nuk është i gdhendur pasi hiri i saj është brenda murit të memorialit. Përpara se mbretëresha të pushonte në banesën e saj të fundit, trupi i Princit Philip, i cili deri atëherë ishte në kasafortën mbretërore, ishte zhvendosur për të qenë me ta përgjithmonë.

Kështjella Ëindsor do të mbetet e mbyllur për publikun dhe do të rihapet më 29 shtator./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!