IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re, e mbrojtur nga forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.
Gazetari i “ABCNews”, Andi Qosja në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se situata është tensionuar së tepërmi tek sheshi “Shqiponja” dhe ka pasur përplasje fizike mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ndërsa IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre, raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërkohë që forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës./abcnews.al