Çfarë ndodhi? Pse u ndanë Camila Cabello dhe Shawn Mendes

schedule19:08 - 19 Nëntor, 2021

schedule 19:08 - 19 Nëntor, 2021

Camila Cabello mund të mos jetë më “Senorita” e Shawn Mendes por ajo mbetet shoqja e tij. Lajmi që dhanë dy ditë më parë se kanë vendosur t’i japin fund romancës së tyre dy vjeçare mërziti fansat e tyre. Thuhet se ka qenë Mendes që ka kërkuar ndarjen dhe këngëtarja, megjithëse nuk e ka pritur mirë, ka rënë dakord.

Camila Cabello, Shawn Mendes

“Ishte vërtet e vështirë për disa ditë, por ajo ka kaluar shumë kohë me miqtë dhe është e zënë”, tha burimi. Entertainment Tonight citoi gjithashtu burime që folën për ndarjen e tyre: “Ata e kuptuan se janë në vende krejtësisht të ndryshme në jetën e tyre dhe ishte koha për t’i dhënë fund gjërave.”

Shawn Mendes, Camila Cabello

Por nuk ka qenë një ndarje e keqe apo traumatike sipas burimit, pasi dyshja e këngëtarëve vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe duan të jenë miq. Në deklaratën e tyre që dhanë pasi konfirmuan ndarjen, ata thanë: “Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”.

Njoftimi për ndarjen e Camila Cabello në instagram story

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!