“Çfarë ndodhi në shtëpinë time?”: Burri i Marsidës interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish-të dashurit të saj

schedule15:30 - 10 Tetor, 2019

schedule 15:30 - 10 Tetor, 2019

Marsida Qatja, 30 vjeçarja në shtëpinë e të cilës ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë ndodhet në ambientet e policisë në këto momente, ndërsa duket se shkaku vrasjes dhe plagosjes është i qartë: Raporti intim mes saj dhe dy meshkujve të përfshirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Kavajë ku Dritan Hoxholli mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policin Bledar Toçi, ndërsa ku i fundit mbeti i plagosur.

Gazetarja e ABC News Enkelejda Arapi raporton brenda ambienteve të banesës ku ndodhi ngjarja

 

Hoxholli mbeti i vdekur teksa hyri me kallashnikov në dorë në shtëpinë e Qatjas, me të cilën kishte patur një lidhje intime.

Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi raporton se në momentin kur Hoxholli hyri në shtëpi, aty gjendeshin Toci sëbashku me dy persona të tjerë dhe ishin duke ngrënë pica dhe pirë birra.

Pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin kanë plasur armët ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Hoxholli.

Rezulton se Marsida Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në burg në Gjermani.Ai është interesuar përmes një të afërmi të tij për ngjarjen e rëndë në shtëpi duke kërkuar foto dhe video nga brenda banesës. /abcnews.al/