Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së martës, ku pas të shtënave me armë në lagjen “Perash” ka mbetur i plagosur 28-vjeçari, Edis Rexha.
Në një lidhje me edicionin e lajmeve në Abc, gazetari Simon Shkreli ka dhënë detaje për ngjarjen.
Ai tha se policia është njoftuar për plagosjen e 28-vjeçarit nga Spitali Rajonal, pasi aty ka mbërritur i plagosuri Rexha i cili ishte qëlluar në gjurin e majtë.
Ndërkohë Shkreli ka thënë se policia ka shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit edhe një person të dytë i cili ka dhënë detaje për vendin ku ka ndodhur ngjarja. Sipas Shkrelit dëshmitari ka thënë se është qëlluar me armë automatike, por që në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë nga ana e policisë.
Ndërkohë që uniformat blu po bëjnë këqyrjen e kamerave për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Pjesë nga biseda:
Shkreli: Mbrëmjen e sotme është plagosur një 28-vjeçar në Shkodër. Është plagosur në këmbë në gjurin e majtë të tij., plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit. Një person i cili është shoqëruar në polici në cilësinë e dëshmitarit, ka dhënë dëshminë e tij për vendin ngjarjes. Dëshmitë janë dhënë për të shtëna me armë automatike, por deri tani nuk ka asnjë provë. Megjithatë dëshmia e28-vjeçarit, i cili nuk është një person i skeduar, çka e bën edhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se personat kanë lëvizur me automjet, kanë gjuajtur nga automjeti, këto janë të dhënat e parë.
Kukeli: Në lidhje me këtë plagosje, 28-vjeçari është dërguar në spital apo ka shkuar vetë?
Shkreli: Nga informacionet që vijnë nuk kemi të dhëna nëse 28-vjeçari është sjellë në spital, por që është lajmëruar një i plagosur në spital.
Kukeli: Ka qenë denoncimi i spitalit rajonal?
Shkreli: Është procedurë normale e urgjencave të spitaleve. Uniformat blu mesa po shihet e kanë të vështirë gjetjen e vendit të ngjarjes, pasi nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë.
Kukeli: Kemi dy dëshmitarë, një person që e ka parë ngjarjen, dhe një tjetër që është i plagosur?
Shkreli: Po një person që është shoqërua në cilësinë e dëshmitarit ka treguar vendin e ngjarjes, por nuk kemi informacion për më tepër. Ndërkohë që i plagosur po merr mjekim dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Kukeli: Ka kamera sigurie në zonë?
Shkreli: Zona këtu afër ka mjaft biznese, do të administrohen provat në vendngjarje, të cilat mund të çojë deri tek identifikimi i autorëve. Deri tani nuk kanë gjetur asnjë provë përveç një dëshmie, pritet dhe dëshmia e vetë të plagosurit.
/Abcnews.al/

