Çfarë ndodhi në prapaskenat e natës së dytë të Këngës Magjike

schedule20:06 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 20:06 - 7 Dhjetor, 2018

Prapaskenat e natës së dytë të skenës magjike, përveç emocioneve, këngëtarët rrëfejnë edhe këngët e preferuara. Ju ftojmë t’i ndiqni në materialin më poshtë.

Këngëtarët e kanë vendosur ta jetojnë si festë këtë jubile të Këngës Magjike. Ajo çfarë të ofron prapaskena ëhtë gjithnjë e bukur spontane dhe argëtuese.

Kush është më psikopat nga ju të dy?

MC Kresha: Kjo se është pak e vonuar.

Fifi: Jo e vonuar kështu, por thjesht e vonume me kohën. Unë kam ardhur me vonesë këtu, por nuk jam e vonuar prej truve.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për Këngën Magjike?

MC Kresha: Duartrokitjet e forta të publikut, ajo më kënaq më së shumti.

Garë e fortë?

Kelly: Po shumë garë e fortë dhe shpresoj të dalim të gjithë pak a shumë të fituar.

Ka patur raste që të kanë hyrë miq për votë?

Kelly: Ka sa të duash, por mundohem të mbaj bindjet e mia përsa i përket muzikës.

Mund të na thuash cila është e preferuara jote?

Kelly: Kejsi më pëlqen.

Ia paske dhënë votën?

Kelly: E meriton.

Si të duket gara?

Kejsi Tola: E fortë gjithmonë.

Një baladë që gjithkënd e ke prekur me atë tekst, atë muzikë?

Kejsi Tola: Unë e kam thënë që është këngë e jetës kështu që të gjithë e gjejnë veten aty dhe është pozitive.

Ku ka garë ka ethe, pasiguri, dëshirë për të dalë sa më mirë jo vetëm së kënduari, por edhe pamja është mjaft e rëndësishme, pasi shihet si paketë artistike.

Manjola Nallbani: Duhet të ndihesh shumë mirë, por edhe në evente të tilla mirë është që të zgjedhësh bashkëpunëtorin që bën më të mirën e mundshme. Ja ku erdhi! Përmend mikun bëj gati petanikun.

Këngëtarët big dhe ata të rinj janë të kënaqur që ia kanë arritur qëllimeve të tyre edhe pse dëshira e trofeut të 20-të prej shumë prej tyre në këtë garë të fortë është e madhe.

Ka klikime të mëdha, cilat janë pritshmëritë tuaja?

Fifi: Çfarë kam dashur unë e kam arritur. Ajo ishte pritshmëria ime. Për t’u dëgjuar kënga nga publiku. Si me u prit me MC Kreshën edhe e arritëm atë që deshëm.

Dy prej anëtarëve të jurisë Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi janë të mendimit se gara është fortë.

Manjola Nallbani: Unë besoj se është nga festivalet më të bukur që unë kam dëgjuar deri më sot. Big-ët kanë këngë dhe interpretime të shkëlqyera. New Artiste na kanë lënë pa mend 3-4 prej tyre, talente të vërtetë. Kjo është magjia e këtij festivali.

Orgesa Zaimi: Një profesionist arrin ta dallojë ndryshimin që ka, por gjithsesi ka shumë prurje të reja që mund t’i krahasosh me big-ët.

Nallbani e çon më tej mendimin.

Manjola Nallbani: Ndoshta është në natyrën time të kënaqem kur vërej se ka talente kaq të vërtetë në këtë vend, se mjaft është abuzuar ndër vite. Tani të jetë vendi dhe skena e talenteve të vërtetë.

Trofeun e Këngës Magjike e dëshirojnë shumë artistë dhe për vetë faktin se ky festival i ka kapërcyer kufijtë tanë.

Ardit Gjebrea: Unë shpresoj shumë dhe Kënga Magjike ndiqet në vendet e rajonit. Ndiqet në Turqi, kam mësuar së fundmi. Në Itali ka një jehonë dhe mediat kishin shkruar shumë duke ndikuar nga përshëndetja që i bëmë Maria De Filipit dhe grupit të Canale 5. Pastaj në Greqi e njohin mirë. Nuk po flas për Maqedoni, Bosnje, Serbi, Kroaci, kam marrë telefonata. Në vendin e rajonit njihet mjaft.

Vetë artistët e mbyllin mbrëmjen me këtë mesazh.

Manjola Nallbani: Fitoftë më i miri!

Orgesa Zaimi: Fitoftë më i miri!

Kejsi Tola: Të fitojë më i miri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!