Shikuesit e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy mbetën me gojë hapur kur Bruno Mars ndezi një cigare në skenë ndërsa merrte çmimin për ‘Rekordin e Vitit’ të dielën mbrëma. Këngëtari mori çmimin si pjesë e grupit R&B Silk Sonic.
Pasi doli përpara audiencës për të pranuar vlerësimin, Bruno vuri një cigare në gojë. Shumë njerëz thonë se veprimi i tij ishte më tronditës se shuplaka që ëill Smith i dha Chris Rock-ut në Oscar. Njerëzit vërshuan me komente në tëitter duke kritikuar këngëtarin për veprimin e tij.
Një person shkroi: “Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën Grammy në mes të marrjes së një çmimi, a mund të flasim për këtë në vend të ëill Smith tani?”, “Ajo cigare është më mirë të jetë false #Grammy”, ishin disa prej komenteve.