Anxhela Faber, në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për rastin e Parashqevi Simakut, historia e së cilës ka prekur opinionin shqiptar. Një video e publikuar në rrjete sociale, ku shihej në gjendje të vështirë, ka sjellë reagime të mëdha.
Gjatë intervistës, Anxhela Faber u shpreh se kjo situatë mund të shihen në anë të ndryshme, ndërsa nënvizon se forca e medias ka shtyrë përpara për të gjetur zgjidhje problemi i një gruaje.
“Video e parë kam përshtypjen se nga njëra anë them shyqyr që kjo video doli sot dhe jo pas 10 vitesh sepse brezi jonë nuk është në dijeni, ka shumë që nuk e njohin. Forca e medias ka shtyrë përpara një problem të një gruaje. Media në këtë rast e ka ndihmuar situatën që di fillim t’i hapen dyert dhe të hidhet dritë. Por nuk i kam parë të gjitha reagimet se si janë trajtuar. Për sulmet nuk habitem sepse shpesh i nxjerrim bishtin çdo gjëje”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Dasara Karaiskaj, nga Klan Radio, u shpreh se mënyra se u trajtua kjo situatë në të cilën ndodhej Parashqevi Simaku, ishte për të ardhur keq. Theksoi se nuk është aspak kundër ndihmës, por shtoi se për shkak të rëndësi që ka pasur Parashqevi Simaku duhet të trajtohej në mënyrë më njerëzore,
“Unë insistoj që të bëj krahasimin e me yje në vende të tjera të botës, sepse është për të ardhur keq metoda që u zgjodh për ta sjellë çdo ditë. Një njeri me minimumin e njerzillëkut, do të interesohej dhe se pari të tregonte që këtë e kam unë. E gjithë kjo ndoshta mund të vijë edhe nga entuziazmi, nuk e kam për paragjykim, por duhet të kishte disa instanca që qëndronin mbi palët për këtë grua në momentin që e morën vesh. Në çdo rast është një lloj ngushëllimi, por si nënë mund të them që si nënë nëse nuk kam fëmijën tim afër, asgjë nuk ndryshon”, tha ajo.
Më tej gjatë intervistës, Faber, theksoi se më shumë se shpërndarjet në rrjete sociale, do të ishte mirë të kishte interes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun, dhe se si historia e saj u kthyer në këtë formë, për t’i dhënë edhe ndihmën e duhur.
Anxhela Faber: Çfarë ndodhi me Parashqevinë? Sjell një fëmijë në jetë, çfarë ndodhi rrugës që e gjithë historia e saj u kthye në këtë formë.
/abcnews.al/