Çfarë ndodhi? Kleoniki Delojorgji përlotet kur pyetet për dhunën ndaj vajzave: E kam të vështirë…

schedule21:21 - 29 Maj, 2021

schedule 21:21 - 29 Maj, 2021

Mbrëmja e kësaj të shtunë në “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ka nisur krejtësisht ndryshe, me protesta mbi ngjarjet e fundit që kanë në qendër dhunën ndaj vajzave dhe grave.

Këtij momenti i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Kleoniki Delijorgji, e cila është emocionuar dhe përlotur për këtë temë. Gjithashtu Kleoniki ka përçuar edhe mesazhe shumë të rëndësishme që çdo vajzë duhet t’i ketë parasysh përballë çdo situate të vështirë.

Kleoniki: E kam pak të vështirë të flas për këtë temë.

Jonida: Pse? I mendon viktimat? Janë të lodhura në një farë mënyre me ty?

Kleoniki e përlotur: Shumë.

Jonida: Dua t’ju bëj një thirrje vajzave që nuk është fare turp nëse ju ka ndodhur një gjë e tillë.

Kleoniki: Me të vërtet keni nevojë për ndihmë dhe kërkojeni këtë ndihmë se është e drejta juaj dhe karma do t’i gjejë të gjithë njerëzit që ju kanë bërë keq. Vetëm ta dini që nuk jeni vetëm në këtë gjë që keni kaluar. Janë shumë vajza të tjera që kanë kaluar të njëjtën gjë edhe në publik.

Jonida: Njerëz të njohur thua?

Kleoniki: Po. Thjesht nuk mund ta shprehin. Ta dini që nuk jeni vetëm dhe që ju dërgoj pafundësisht dashuri dhe dritë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!