Çfarë ndodhi? Ermal Mamaqi përplaset me Iva Tiçon, komentet ironike ndaj njëri-tjetrit

schedule11:39 - 5 Nëntor, 2022

schedule 11:39 - 5 Nëntor, 2022

Ermal Mamaqi është përplasur me Iva Tiçon dhe shkak është bërë libri i tij i parë që titullohet “Në garë me veten”. Anisa Kushta, një emër i njohur në rrjete sociale për postimet ironike, bëri një status lidhur me komedianin, me një fotomontazh të një libri ku thuhej “Në garë me qentë e lagjes”.

Iva komentoi: “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot. Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve”.

Si duket, ajo i referohet deklaratës së tij dy vite më parë: “Mos lexoni budalliqe. Ka ca që lexojnë romane. Ok nuk kam ndonjë gjë konkrete kundër, po kush lexon më romane tani aman, vetëm pensionistët. Duhet të lexosh libra që kanë vlerë, libra që lidhen me profesionin tënd ose libra që lidhen me situatë që po kalon”.

Ndërkohë, Ermali ia ka kthyer: “Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fanËs i AnisësË. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkroi ai shoqëruar me një emoji me puthje.

Iva vijon me ironinë teksa shkruan: “@(null) mes fansash jemi të gjithë”. Siç shihet, ajo nuk e ka etiketuar Ermalin por ka vendosur fjalën “null” që nënkupton dikë që nuk ka vlerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!