Çfarë do të bëjë nëse humbet? Rama: Kjo ndodh vetëm nëse Dash Shehi lë rakinë…

schedule23:36 - 11 Mars, 2021

schedule 23:36 - 11 Mars, 2021

Edi Rama në 25 prill garon në Vlorë dhe në Durrës, në të dyja listat në vendin e tetë në renditje.  “Unë kam dy teta sa objektivi maksimal i PS-së, 88 mandate” tha ai. Por cfarë ndodh nëse PS fiton mundësinë për ta bërë qeverinë e vetme dhe Edi Rama nuk fiton mandatin?

Kjo është njëlloj sikur të thuash në 25 prill Dash Shehi lë rakinë, Vangjel Dule bëhet çam, Shpëtim Idrizi grek, Mesila Doda motër e urdhrit “Nënë Tereza”, Agron Duka kalon nga rritës pulash tek zbutësh elefantësh, nuk besoj se mund të ndodhin. Po të ndodhin këto, mund të ndodhë edhe kjo tjetra” tha ai me ironi, te “Real Story”/ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!