Çfarë ndodh nëse gjykata vendos në favor të Alibeajt? Gjata: Do vriste PD-në, nuk do lëmë të na pushkatojnë

schedule19:36 - 3 Maj, 2022

schedule 19:36 - 3 Maj, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, anëtari i këshillit Kombëtar të PD, ka folur lidhur me situatën politike brenda partisë.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit do të vendosë në favor të Enkelejd Alibeajt, Gjata tha se kjo do të ishte vrasje e demokracisë dhe Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: A ka kandidatë të tjerë përveç Berishës?

Gjata: Janë dy personazhe që kanë hedhur kandidaturën që në Kuvendin e Dhjetorit. Askujt sot nuk mund t’i heqësh të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Xhokaxhi: Çfarë ndodh me PD-në nëse gjykata vendos siç e kërkon Alibeaj?

Gjata: Nëse Gjykata jep atë vendim që kërkon Alibeaj atëherë trupi gjykues do të jetë pjesë e shkatërrimit të demokracisë dhe PD, njësoj siç bënë në 44-n. Por mos mendoni se ne do të lejojmë që të na pushkatojnë sërish.

/T.H/Abcnews.al/