Çfarë ndodh me trupin nëse e mbani vazhdimisht çantën në njërën anë

schedule19:39 - 11 Shkurt, 2022

schedule 19:39 - 11 Shkurt, 2022

Ne të gjithë zakonisht mbajmë vazhdimisht çantën në një shpatull, gjë që mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Sidomos nëse çanta që mbani çdo ditë është shumë e rëndë. Është shumë e rrallë që ne të zëvendësojmë shpatullën në të cilën do të mbajmë ngarkesën.

Megjithatë, ajo që ju duket krejtësisht e natyrshme në fakt mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tuaj. Kur qëndrojmë në një pozicion të tillë për një kohë të gjatë, muskujt shkurtohen nga njëra anë, ndërsa dobësohen nga ana tjetër. Kjo bën që njëra shpatull të duket me e ulët sesa shpatulla tjetër.

Dhimbje koke të shpeshta

Kur mbani çanta të rënda në njërën shpatull, një nga efektet anësore është dhimbja e kokës. Arsyeja është se muskujt e shpatullave dhe qafës detyrohen të mbajnë peshë, dhe spazmat e tyre çojnë në dhimbje koke të shpeshta që pengojnë funksionimin normal.

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Fizioterapistja Semi Margo kreu një eksperiment me femra nga mosha 21 deri në 55 vjeç, çantat e të cilave peshonin tre, por deri në nëntë kilogramë. Është një barrë vërtet e madhe ditore që shoqërohet me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.

Arsyeja qëndron në faktin se ne e mbajmë çantën në njërën anë dhe sforcojmë automatikisht pjesën e poshtme të trupit, e cila nuk është mësuar me këtë lloj ngarkese. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!