Monolog nga Erion Kristo
Biznesi është quajtur me emra të ndryshëm disa e kanë quajtur lokomotive, disa motori i ekonomisë të tjerë lavatriçe të pastrimit të parave të pista ka dhe që e kanë quajtur lop e cila ka nevojë për muzik klasike që të japë më shumë qumësht. Por çfarë ndodh kur hapet një biznes i ri?
Në fillim mësyjnë tatimorët të parët, pasi ikën dallga e parë vijnë dallga e dytë, vijnë zjarrëfikësit vijnë të tretë higjena dhe të gjithë inspektoriatet me radhë por nuk mbaron këtu. Vijnë të dërguarit e drejtorëve, vijnë gjobë vënësit e bandave, vijnë emisarët e politikës se domosdo jemi në fushatë, dhe fushata nuk bëhet me shkarpa do para. Gjithë këtë inat biznesi jua nxjerr punëtorëve, rrinë punëtorët në këmbë gjithë ditën dhe paguhen sa për një çapë bukë, punojnë të shtunave, punojnë të dielave, punojnë ditët e festave dhe prapë nuk paguhen.
Vjen dhe qeveria pastaj, dhe ajo ka ca lekë për biznesin në kushtet e pandemisë por këto lekë vetëm zoti e di se ku shkojnë ajo që është më e keqja nga të gjitha është gjoba,gjoba nuk pushon mendoni këngën “Vlora, Vlora” me fjalët gjoba gjoba që janë refreni i përditshëm i biznesit.
Në këto kushte dhe biznesi trembet, sipërmarrësit tremben madje dhe e lënë fare biznesin duke lënë mijëra familje pa bukë. Një gjë duhet thënë po u cënuar ekonomia të gjithëve do ju pikojë çatia./abcnews.al