Çfarë na pret pas daljes nga karantina? Cavo: Shoqëria në një shok psikologjik

schedule11:03 - 20 Prill, 2020

schedule 11:03 - 20 Prill, 2020

Zamira Cavo zëvendës. Rektore në Universitetin “Marin Barleti” në një intervistë për “ABC News” u shpreh se në këtë situatë shoqëria është ndikuar nga COVID-19. Zamira Cavo tha se dalja nga kjo gjendje nuk është një dalje nga pandemia, por sipas saj kjo situatë do të kërkojë kohë. Cavo u shpreh se sistemet e arsimit kanë rënë në kolaps.

“Si mund ta mendojmë jetën pas COVID-19? Ajo çfarë shihet më shumë nga përgjigjet e qytetarëve është rikthimi në rutinën e përditshme duke harruar se çfarë na pret kur të dalim nga kjo gjendje karantinë.

Është një shok psikologjik, të cilën e quaj sindroma e tunelit. Gajtë këtij distancimi social shumica kanë pritur që sa të mbarojë të marrim rutinën e parë, por nuk ka për të ndodhur, pasi nuk e kemi përgatitur veten psikologjisht. Harrojmë që nuk duhet të gjejmë më mbledhjet e mëparshme, grumbullimet as plazhet nuk do të jenë më si në fillim”, tha Cavo.

Gjithashtu ajo theksoi se kjo pandemi kërkon distancim social dhe nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të kemi pandemi të tjera. Për këtë arsye sipas saj do të ndryshojë stili i jetës.

Shqipëria ka probleme të mëdha të varfërisë dhe do ta ndjenjë shumë keq situatën përballë kësaj pandemie dhe problemi më i madh do të jetë përballja me varfërinë. Solidariteti është bashkëveprim, por jo duke u grumbulluar. Besoj që pandemia egziston dhe asnjëherë nuk kam besuar te teoritë kospirative”, tha Cavo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!