Çfarë mund të bësh në izolim, një komediane imiton kryeministren e Zelandës së Re

schedule10:47 - 15 Prill, 2020

schedule 10:47 - 15 Prill, 2020

Ndërsa ka shumë persona që nuk po përballojnë dot stresin që po shkakton qëndrimi në shtëpi, izolimi tek shumë të tjerë ka zbuluar anë pozitive që jo shumë i dinin.

Për shembull komedianja Melanie Bracewell vendosi të imitonte kryeministren e vendit.

Videot e saj në TikTok tani janë klikuar nga mijëra persona në të gjithë botën, dhe ajoa ka fituar  fansat e saj të shumtë – përfshirë vetë zonjën Ardern.

Zonja Bracewell thotë se përshtypjet e saj nuk janë parodi – por një homazh për dikë që “ajo është shumë krenare për të  për mënyrën si po drejton vendin gjatë një pandemie.

Zelanda e Re dhe qeveria e zonjës Ardern janë vlerësuar për parandalimin e shpejtë të shpërthimit të koronavirusit, me  1386raste dhe vetëm 9 viktima./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!