Joao Felix është një nga lojtarët më premtues në botë dhe që nga transferimi i tij këtë verë nga Benfica, ylli portugez ka shkëlqyer me fanellën e Atleticos. 19-vjeçari ka shënuar dy gola në nëntë ndeshjet e para në La Liga, si dhe ka qenë lojtari kyç pas sulmuesit Diego Costa.
Sot, në takimin kundër, Felix e nisi si gjithmonë titullar, por ndeshja nuk shkoi mirë për të. Në minutën e 79-të, talenti portugez pëson një dëmtim të rëndë në kavilje, pas një vendosje shumë të rrezikshme të këmbës në tokë.
Pak çaste më parë, klubi i Atleticos konfirmoi se Felix do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tre javë, duke humbur pjesën më të ngarkuar të sezonit./abcnews.al