Çfarë koincidence: Lulzim Basha do të gjykohet nga Fatmira Hajdari

schedule12:20 - 11 Shkurt, 2020

schedule 12:20 - 11 Shkurt, 2020

Dosja për lobimin në SHBA e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishit ka rënë në dorë të gjyqtares Fatmira Hajdari.

Si për koicidencë shorti i ka rënë gjyqtares Hajdari si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Fatmira Hajdari, e cila do të gjykojë Bashën është nëna e Rudina Hajdarit, e cila rreth një vit më parë doli nga rrjedha e Partisë Demokratike, duke mos pranuar të djegë mandatin, një vendim që u mor në bllok nga opozita.

Sakaq, ende nuk ka një datë, se kur do të nisë procesi në Gjykatën e Apelit ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. /abcnews.al