Çfarë kishte veshur para vdekjes Princeshë Diana? Kate dhe Meghan shmangnin gjithmonë këtë detaj

schedule13:19 - 12 Maj, 2023

schedule 13:19 - 12 Maj, 2023

Princesha e Uellsit dhe Dukesha e Sussex-it kanë veshur shumë bizhuteri që i përkisnin princeshës së dashur nga bota, Diana, por është një në veçanti që të dyja e kanë shmangur në veshje. Bëhet fjalë për një gjerdan diamanti me perla që Princesha Diana e ka mbajtur në paraqitjen e saj të fundit zyrtare para vdekjes së saj tragjike dhe të papritur.

Xhevahiri i bukur, i krijuar nga marka Crown jewelers Garrard, përbëhej nga 178 diamante dhe 5 perla. Ajo e kishte veshur atë në paraqitjen e saj të fundit zyrtare, kur mori pjesë në Liqenin e Mjellmave në Royal Albert Hall në qershor 1997.

Sipas informacioneve, Princesha Diana ishte e përfshirë në dizajnimin dhe krijimin e kësaj bizhuteri për muaj të tërë para se ta vishte për herë të parë në këtë event. Pasi e veshi, ajo ia ktheu stilistit që kishte ndërmend të bënte një palë vathë të ngjashëm, të cilët ishin të papërfunduar kur Diana vdiq në aksidentin tragjik në Paris në gusht 1997./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!