Çfarë kërkojnë fëmijët më shumë në internet?

schedule12:51 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:51 - 3 Qershor, 2024

 Kompania Kaspersky ka publikuar raportin e saj vjetor mbi interesat dhe hobi më të njohura të fëmijëve për të ndihmuar prindërit të kuptojnë më mirë zakonet e të vegjëlve të tyre. Kur bëhet fjalë për aplikacionet, fëmijët përdorin YouTube më shumë, rreth 28 për qind të kohës totale të kaluar në ekran, të ndjekur nga TikTok (14,7 për qind) dhe WhatsApp (14,6 për qind). Instagram doli në vendin e katërt me një përqindje prej 9 për qind.   

Memeja “Gegagedigedagedago” ka shpërthyer në popullaritet këtë vit, veçanërisht tek fëmijët. Trendi tjetër përfshin  një personazh mashkull Roblox të vendosur në melodinë e “Coton Eye Joe” nga Rednex. 

Zhanret më të njohura dhe më të kërkuara të muzikës tek fëmijët janë Phonk. Ky zhanër mbetet i popullarizuar në mesin e audiencës më të re. Muzika Phonk kombinon elementet e repit të Memphisit të viteve ’90 me muzikën moderne elektronike, duke krijuar një tingull të veçantë dhe shpesh nostalgjik.

Ndër artistët e preferuar të fëmijëve është Olivia Rodrigo, një këngëtare amerikane e cila fillimisht fitoi njohjen si aktore në shfaqjet televizive Disney. Këngët e saj tërheqin dëgjuesit sepse trajtojnë tema me të cilat shumë mund të identifikohen, si çështjet e marrëdhënieve, zbulimi i vetvetes dhe rritja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!