Çfarë kanë të përbashkët Loredana dhe Dafina Zeqiri

schedule07:19 - 25 Mars, 2021

schedule 07:19 - 25 Mars, 2021

Dafina Zeqiri dhe Loredana Zefi janë dy prej diva të muzikës shqiptare. Ato janë spikatur jo vetëm për hitet që nxjerrin në treg, por edhe stilin e veçantë në flokë.

Mirëpo, së fundmi është vënë re se vajzat në flokët e tyre kanë provuar edhe ngjyra të ndryshme. Këto ndryshime të tyre më së miri mund t’i shini në Instagram ku dyshja tregohen mjaft aktive.

Ashtu si Dafina ashtu edhe Loredana zakonisht i bëjnë për realizimin e ndonjë videoklipi si dhe ka raste kur ato përdorin paruke. Por pa dyshim ato duken gjithmonë bukur./abcnews.al