Çfarë kanë rezervuar yjet për ju: Hëna është në favorin tuaj

schedule07:08 - 16 Shtator, 2020

schedule 07:08 - 16 Shtator, 2020

Dashi

Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë.

Demi

Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të përballeni me debate.

Binjakët

Ju pret një ditë disi e komplikuar në dashuri. Ndërsa sa i takon punës, do të përballeni me lodhje të madhe, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Saturnin do e keni kundër deri në fund të vitit, ndaj sa i takon punës duhet të reflektoni për ta planifikuar më mirë të ardhmen.

Luani

Në punë, do të keni mundësi që t’i përkushtoheni një aktiviteti që ju tërheq dhe që keni kënaqësi që ta çoni përpara.

Virgjëresha

Optimizmi do të dominojë edhe punën. Disa situata profesionale do të zhbllokohen lehtësisht, pavarësisht se gjatë së kaluarës ju është dashur të hiqni dorë nga disa punë që nuk ju dhuronin kënaqësi.

Peshorja

Sa i takon punës, disa persona nuk ju kanë lënë të qetë kohëve të fundit. Kjo është një periudhë e mbushur me mosbesim dhe pavendosmëri, por jo gjithmonë është faji juaj.

Akrepi

Do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pasi kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me të tjerat, sa i takon ndjenjave.

Shigjetari

Kush punon në sektorin e turizmit dhe aktiviteteve zbavitëse, do të ketë mundësi të shumta pozitive.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të jetoni dy ditë pozitive në dashuri. Ndërsa në punë, bëni mirë që të pranoni ndonjë kompromis të vogël.

Ujori

Në dashuri parashikohen lajme të mira, por nëse duhet të flisni me një person që ju intereson, shtyjini diskutimet për në fundjavë.

Peshqit

Sa i takon punës duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, të cilat nuk duken aspak të thjeshta. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ruani qetësinë./abcnews.al