“Çfarë kam bërë mirë?” Marku para KLP: Një terren aspak i lehtë për të punuar

schedule09:47 - 13 Nëntor, 2019

schedule 09:47 - 13 Nëntor, 2019

Një terren aspak të lehtë për të punuar e ka cilësuar Arta Marku përvojën e saj dy vjeçare në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Periudhë e mjaftueshme për të fituar eksperiencë të mirë në ushtrimin e këtij funksioni, periudhë jo e lehtë. Shumica e institucioneve ishin në reformim të thellë , vitin e pasrë të punës nuk kishte as KLP. Një terren aspak i lehtë për të punuar, nuk mund të kesh rezultate nëse mungojnë disa hallka të sistemit dhe me kompetenca të kufizuara”.

Por duke u ndalur te ajo se çfarë ka bërë mirë, Marku tha se janë një sërë udhëzimesh të nevojshme dhe mbështetja për prokurorët.

“Çfarë kam bërë mirë? Jam marrë me hetimin e veprave të ndryshme penale, por eksperienca më e  gjatë ka qenë në luftën kundër korrupsionit, kam përfaqësuar çështje vrasjesh e gjakmarrjesh që kanë përfunduar me sukses.

Nuk kam kursyer mbështetjen e prokurorëve që kanë pasur çështje nën hetim. Kam kërkuar shpejtim hetimesh, po pa cënuar cilësinë e çështjeve.

Kam miratuar udhëzime të detyrueshme në disa fusha. Udhëzimi për krijimin e taskforcave, udhëzimi për ruajtjen e sekreteve shtetërore dhe padyshim edhe udhëzimi për përgjimet. Kam udhëzuar edhe për personat e dhunuar, sidomos për të miturit.
Kam udhëzuar për hetimin pasurorë, udhëzim për median i cili konstaton në një marrëdhënie reciproke media-prokurori. Kam bërë edhe rregullore për drejtuesit në rrethe, si edhe udhëzimi për hetimin pasuror”. /abcnews.al