Çfarë ka ndodhur? Soni Malaj rikthehet në studion e Flori Mumajesit pas një dekade

schedule11:08 - 23 Prill, 2021

schedule 11:08 - 23 Prill, 2021

Soni Malaj është rikthyer për të punuar në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh. Ajo ka punuar për këngën më të re të punuar nga Threedots, me të cilën do të konkurojë sot në festivalin Kënga Magjike.

Kënga titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë: “Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots.

Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”

Kjo është pjesëmarrja e nëntë e Sonit në këtë festival, pasi baladat e saj përveç se janë pëlqyer, janë vlerësuar edhe me çmime.

Kujtojmë që kënga e fundit e Sonit me produksionin e Threedots ka qenë “Nën lëkurën tënde”, e realizuar dekadën e kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!