Çfarë ka mbetur nga Sazani pas 4 ditësh nën “pushtetin” e flakëve

schedule11:56 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:56 - 7 Qershor, 2022

Prej 4 ditësh tashmë ishulli i Sazanit është nën pushtetin e flakëve. Për 3 ditë resht është punuar me mjete rrethanore nga forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura për të lokalizuar flakët për shkak edhe të terrenit të vështirë. Vetëm ditën e sotme (7 qershor) është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri pas dërgimit të një avioni tip Canadair CL 415 nga Greqia.

Ndërkohë që ishulli vazhdon të jetë i mbuluar nga tymi dhe flakët ajo që ka mbetur janë vetëm mbeturina, hiri dhe sipërfaqe të tëra të shkrumbuara me shkurre dhe pemë.

Lexo edhe:Sazani prej 4 ditësh “përpihet” nga flakët, ndërhyhet nga ajri me avionin e sjellë nga Greqia

Operacioni nga ajri ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.  Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve.

Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë./abcnews.al/