Çfarë janë valvulopatitë e zemrës? Kardiologu shpjegon simptomat që mund të ketë një pacient

schedule09:10 - 27 Korrik, 2022

schedule 09:10 - 27 Korrik, 2022

Kardiologu i Spitalit Amerikan 1, Dr. Shk. Alfred Nona ka folur sot në “ABC e Mëngjesit” për valvulat e zemrës. Ai ka shpjeguar çfarë janë ato dhe rëndësinë që kanë për shëndetin e çdokujt.

“Valvulat e zemrës shërbejnë për të drejtuar fluksin e gjakut, pra gjaku duhet të hyjë në një drejtim dhe duhet të dalë në një drejtim tjetër pa u kthyer mbrapsht. Edhe ky drejtim përcaktohet nga gradienti presor që krijohet në dhomat e ndryshme të zemrës. Pra, funksioni i valvulave është mos të kthejë gjakun mbrapsht. Edhe nëse kjo nuk ndodh, pra kemi problematika te ecja përpara e gjakut apo rrjedhja mbrapsht jemi në fushën e valvulopative, në fushën e problemit të valvulave. Ne kemi 4 valvula në zemër, 2 në anën e djathtë dhe 2 në anën e majtë. Këto valvulat e anës së majtë janë më të rëndësishmet, pasi preken më shpesh, valvula mitrale dhe aorta”, tha Nona.

Më tej, kardiologu ka treguar simptomat që japin problemet me valvulat e zemrës, në varësi të fazës në të cilën ndodhemi.

“Valvulat kanë një periudhë latence shumë të gjatë. Ne mund të kemi problem valvular të lehtë që shkon në mesatar dhe në të rëndë. Edhe në këtë hark kohor mund të zgjas 20-30 vjet. Duhet thënë që valvulopatit e lehta nuk japin asnjë simptomë. Pacientet stresohen, humbasin kohë edhe harxhohen për të ndjekur problematika që në thelb janë te lehta dhe nuk kanë për t’i dhenë asnjëhere probleme zemres edhe individit në tërësi. Edhe nese problemi në valvul është mesatar (psh insufience mitrale mesatare) është shumë e vështirë te japi simtoma edhe nëse e egzagjerojme me sforcime, mund të japi simtoma nëse janë dy valvula njeheresh me problem mesatar ose valvul mesatare bashkangjitur koronaropati apo probleme te tjera kardiake. Dëmtimi i rëndë (sinonime: sever, serioz) i valvulave zakonisht jep simptoma edhe pse edhe në këtë kategori pacientesh mund mos të ketë simptoma derisa adaptimi dhe mekanizmat mbrojtes te dhomave te zemres mundohen ti bejne balle deri diku demtimeve ne valvula. Është mirë qe problemet të zgjidhen kur valvulopatite janë të renda pa arritur të demtohet zemra në vetvete duke shtuar jetëgjatesine pacientit edhe cilësine e jetës gjithashtu.”, u shpreh ndër të tjera Nona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!