Çfarë janë raketat hipersonike që Rusia ka përdorur kundër Ukrainës?

schedule11:38 - 19 Mars, 2022

schedule 11:38 - 19 Mars, 2022

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot  se ka përdorur raketa hipersonike Kh-47M2 Kinzhal  për  të shkatërruar një depo nëntokësore ku ruheshin armë dhe municione për avionët luftarakë në Ukrainën perëndimore.

Sipas Moskës është e pamundur që raketat supersonike të rrëzohen nga çdo sistem mbrojtës ajror. Ato u përdorën për herë të parë në luftën në Ukrainë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se është e pamundur që këto njoftime të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Por çfarë janë raketa hipersonike ruse?

Raketat hipersonike konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale dhe janë më të afta të shmangin përgjimin nga mbrojtja ajrore.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketa e përdorur për të shënjestruar depon e armëve në Ukrainë ishte në gjendje të arrinte objektivat në një rreze prej më shumë se 2,000 km (1,242 milje).

Vitin e kaluar, Rusia tha se kishte testuar me sukses një raketë hipersonike nga një fregatë në Detin e Bardhë në brigjet e saj veriperëndimore.

Së bashku me Rusinë, Kina, SHBA dhe të paktën pesë vende të tjera po punojnë në teknologjinë e raketave hipersonike./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!