I ftuar në “Special Report” të gazetarit Arlind Isa, nëndrejtori i gjeoshkencave, Edmond Dushi, foli edhe për eurokodet dhe domethënien e tyre.
Dushi tha se eurokodet përcaktojnë mënyrën se si duhet të ndërtohet, bazuar në karakteristikat lokale të vendit.
Ai shtoi në Shqipëri prej disa vitesh eurokodet përdoren nga ndërtuesit, por kjo gjë duhet të futet edhe zyrtarisht.
Sa i përket faktit nëse ka zona në Shqipëri ku nuk mund të ndërtohet, nëndrejtori tha se mund të ndërtohet në çdo vend, por rritet kostoja. Nëse flasim për ndërtesa normale ai shtoi se kënetat janë një vend ku nuk duhet të bëhen ndërtime.
Në lidhje me jetëgjatësinë e banesave, Dushi bëri me dije se banesat kanë një jetëgjatësi prej 50 vitesh, më pas është e nevojshme të ndërhyhet.
“Eurokodet përcaktojnë mënyrën se si ndërtohet, bazuar në karakteristike lokale të vendit. Pranë kanë aspekte inxhinierike dhe po ashtu masat që merren në lidhje me rrezikun që mbart në rast tërmeti, apo rrëshqitje dherash.
Eurokodet, janë kodet moderne që përdoren deri më tani, sepse kjo po ndryshon dita ditës.
Kur flasim për rrezikun sizmik, ne kemi parasysh diçka fikse, por nuk është kështu. Ligjet dalin për shkak të nevojës, ndërsa eurokodet kanë periodicitet të caktuar sepse është një shkencë në avolim.
Janë cilësore ndërtimet e reja?
Mbas 2019 është rritur vëmendja edhe për shkak të vendimeve nga qeveria. Kërkohet mendim nga gjeoshkencat.
Jepen certifikime për studimin sizmik para se të aplikohet për leje ndërtimi.
Ka zona ku nuk duhet ndërtuar?
Në çdo lloj ambienti mund të ndërtohet, por rritet kosto. Në kushte të ndërtesave normale n kënetat përshembull, nuk duhet lejuar të ndërtohet.
Eurokodet duhet të jenë pjesë zyrtare, sepse ato janë pjesë, ndërtuesit kanë vite që i përdorin.
Jetëgjatësia 50 vite. Pas 50 viteve duhet ndërhyrë,” tha ndër të tjera Edmond Dushi.r.t/abcnews.al