Çfarë i sheh syri ia bën dora/ Me grep e shtiza ka bërë veshje, qilima e perde

schedule20:28 - 15 Korrik, 2023

schedule 20:28 - 15 Korrik, 2023

Punimet e dorës i ka ruajtur prej 40 vitesh. I tillë është edhe ky jastëk që e ka realizuar kur ishte vajzë.

Bruna Zguri nga Korça tregon se punimet e para i ka bërë për pajën e saj.

Vite më parë përgatitja e pajës së nusërisë ka qenë traditë në familjet shqiptare. Zguri thotë se paja ishte pasuri e tregues se vajzat dinin të punonin.

Ajo vetë ka realizuar punime të shumta si batanije, qilima, perde e veshje të ndryshme.

Tregon se në Korçë dhomat që shërbejnë për pritjen e miqve ende zbukurohen me punime dore.

Në ditët e sotme rrallë përgatitet pajë nusërie por vajzat e reja duket se kanë interes për veshjet e realizuara në mënyrë artizanale.

Për të mos e lënë traditën të humbë Bruna vitet e fundit po ju mëson vajzave të vogla si realizohen punimet me grep e shtiza.

Punimet që Bruna i ka ruajtur për nostalgji prej dekadash i ekspozon shpesh në evente të ndryshme për të kujtuar traditat e bukura që kishin dikur familjet shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!