Të fjeturit pa jastëk mund të duket e pakëndshme në fillim, por shëndeti juaj mund të përfitojë në shumë mënyra. Ju jo vetëm do të shpëtoni nga dhimbjet e shpinës dhe do të zgjoheni me energji, por edhe lëkura juaj e fytyrës do të përmirësohet. Më poshtë ne do ju tregojë sesi duke hequr jastëkun nga koka gjatë natës, lëkura juaj do të jetë më e pastër dhe e re.
1. Mund të reduktojë rrudhat
Nuk është vetëm mungesa e gjumit që ju bën me rrudha, por edhe jastëku ndikon në plakjen tuaj. Shumica e jastëkëve janë të bëra prej pambuku. Ky material shkakton fërkime kundër lëkurës tuaj, duke çuar në rrudha, pasi lëkurë i mungon lagështia. Të flini pa jastëk do i bëni nder lëkurës.
2. Lëkura juaj do të duket më e lëmuar
Trupi juaj duhet të jetë i hidratuar që të ndihet mirë. Jastëkët prej pambuku e dëmtojnë lëkurën tuaj nga lagështia dhe vajrat thelbësorë që i duhen për të qëndruar e re dhe e lëmuar, informon abcnews.al.
3. Mund të parandalojë acarimin e lëkurës
Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra, fjetja në një jastëk pambuku mund të mos jetë zgjedhja më e mirë. Pambuku është shumë i ashpër në lëkurë dhe fërkimi prej tij mund të irritojë lëkurën, duke përkeqësuar gjendjen e saj. Gjithashtu jastëku është një terren perfekt për bakteret.
4. Do të ndihmojë lëkurën tuaj të rikuperohet më shpejt
Kur jeni duke fjetur, i gjithë trupi juaj kalon në modalitetin e rikuperimit dhe është koha që lëkura juaj të riparohet vetë. Jastëku grumbullon vajra dhe mbetje grimi nga fytyra juaj natë pas nate, dhe fjetja me fytyrën në jastëk mund ta kthejë gjumin e bukurisë në një makth të vërtetë, informon abcnews.al.
5. Mund ta bëjë lëkurën tuaj të shkëlqejë
Fjetja në një jastëk tepër të butë mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në kokë. Kjo mund të rezultojë në dhimbje qafe, dhimbje koke dhe mund të bëjë që lëkura juaj të duket e thatë dhe e zbehtë. Qarkullimi i dobët i gjakut mund të çojë në probleme të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë ndryshimin e ngjyrës, skuqje dhe ndjeshmërinë e lëkurës.
6. Do të keni më pak “rrudha gjumi”
Nëse jeni zgjuar ndonjëherë me linja të bezdisshme të gjumit në fytyrë, mund të jetë faji jastëku juaj. Jastëku i trashë prej pambuku bën që të formohen rrudha në lëkurën tuaj. Dhe megjithëse këto linja do të zhduken gradualisht gjatë ditës, dëmtimi i përsëritur përfundimisht mund të çojë në rrudha të përhershme. Zgjedhja për të fjetur pa jastëk mund t’i japë lëkurës tuaj një pamje më të shëndetshme./e.b-abcnews.al