Çfarë i bëri bashkë Madonnën dhe Malumën

schedule15:40 - 13 Tetor, 2021

schedule 15:40 - 13 Tetor, 2021

Madonna dhe Maluma i kanë surprizuar të gjithë, pasi janë bërë pjesë e revistës “Rolling Stone”. Botimi special me titull “Musicians on Musicians” i dedikohet në veçanti modës.

Këngtëarët janë shfaqur me veshje të markave të njohura botërore, si Givenchy, Miu Miu, Amiri, Dior dhe Louis Vuitton, si dhe e kanë realizuar një intervistë të përbashkët dhe intime.

“Ti e ke ndryshuar vizionin tim për muzikën në shumë mënyra. Unë jam një artist i ri dhe ende po mësoj shumë gjëra në këtë industri dhe në karrierën time, por ishte tejet e rëndësishme për mua të kisha më shumë besim tek vetja”, ka thënë Maluma, gjatë intervistës e cila si e plotë është publikuar në faqen online të revistës “RollingStone.com”.

“Sigurisht se karriera jote të zhvillohet në drejtime të ndryshme, dhe ndër vite ti do të përballesh me ngritje dhe rënie në karrierën tënde. Më vjen keq ta them këtë, por kështu e ka jeta. Por, ky nuk do të jetë fundi sepse çdo gjë që na ndodhë shërben si mësim për ne. Është e kotë të mendojmë se këto ndodhi të jetës janë diçka e keqe. Janë thjeshtë përvoja nëpër të cilat duhet të kalojmë dhe nga të cilat mësojmë shumë”, është shprehur Madonna.

Kur bëhet fjalë për stilin e saj të modës, Madonna karakterizohet nga modelet që janë në trend dhe veshje më të rrezikshme, të krijuara nga markat kryesore të modës, si Guçi, Jean-Paul Gaultier dhe Burberry. Sakaq, këngëtarja ka shërbyer gjithashtu si modele e reklamave të markave, Dolce & Gabbana, Versace dhe Louis Vuitton./abcnews.al