Çfarë ha 59-vjeçari Tom Cruise që është në super formë?

schedule08:15 - 1 Qershor, 2022

schedule 08:15 - 1 Qershor, 2022

Tom Cruise i është kthyer viteve të fundit filmave aventurë, me serialin “Misioni i rrezikshëm”. Pamë trailerin dhe na bëri përshtypje gjendja e tij fizike dhe aktori duket në super formë.

Ne kërkuam dhe mësuam se cilat janë zakonet e tij të të ngrënit, të cilat e ndihmojnë të qëndrojë i freskët dhe simpatik por edhe shumë atletik në këtë moshë.

Ha ushqim të pjekur në skarë

Ylli i Hollivudit preferon peshkun dhe mishin, të cilët piqen në skarë në temperatura të ulëta, ndërsa në dietën e tij nuk ka ushqime të skuqura! Çfarë i shoqëron proteinat e tij? Me fruta dhe perime me veti antioksiduese: brokoli, domate, spinaqi, manaferrat, panxhari, por edhe çokollata e zezë dhe tërshëra.

I thotë ‘jo’ karbohidrateve

Tom Cruise i ka eliminuar pothuajse tërësisht karbohidratet nga dieta e tij , veçanërisht ato me indeks të lartë glicemik. Këto, sipas hulumtimeve, përshpejtojnë plakjen e trupit, kështu që nuk do ta shihni kurrë duke ngrënë spageti të bardha dhe bukë të bardhë. Megjithatë, Tom Cruise nuk i ka shmangur gjithmonë karbohidratet. Më parë, ai e quajti veten “Mbreti i Karbonarës!”

Ha ushqime të shëndetshme

Aktori i njohur ha disa ushqime të vogla gjatë ditës, në xhirimet kërkuese të filmave të tij. Në fakt, ai shpesh ofron ushqimet e tij të shëndetshme, por gjallëruese për kastën e filmave të tij. Një nga të preferuarat e tij janë hurmat mbretërore, të cilave u shton pak gjalpë kikiriku dhe kokos ose arra të grira.

Shmangia e sheqerit

Tom mund ta dojë sheqerin, por ai e di se duhet ta shmangë atë për shkak të dietës së tij të rreptë. Pra, mjafton që t’ua ofrojë të tjerëve rreth tij, kështu që ai u dërgon ëmbëlsirat bashkëpunëtorëve të tij dhe sikur i ha!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!