Myrto Uzuni është “mbreti” në Hungari. Sulmuesi anësor, në sezonin e parë shënoi 12 gola në kampionat dhe 3 në Champions League me fanellën e Ferencvaros, duke qenë nga lojtarët më të mirë të kampionatit.
Paraqitjet e sulmuesit 26-vjeçar janë reflektuar edhe te vlera në Transfermarkt. Së fundmi sajti i specializuar për vlerat e futbollistëve ka përditësuar shifrat dhe Myrto Uzuni vlerësohet me 3 milion euro.
Beratasi tani është lojtari me vlerën më të lartë në kampionatin hungarez. Ai ka parakaluar shokun e skuadrës, Tokmac Chol Nguen, i cili ka mbetur në shifrën 2.8 milion euro.
Në dhjetë lojtarët më të vlerësuar në kampionatin hungarez, tetë janë nga skuadra e Ferencvaros. Uzuni, vlerësimin e parë në Superiore e ka pasur 150 mijë euro tek Apolonia, ndërsa më pas te Laçi i shkoi deri në 425 mijë euro.
Kalimi në Kroaci te Lokomotova Zagreb bëri që Uzuni të vlerësohej edhe më shumë, duke prekur për herë të parë shifrën 1 milion euro në dhjetor të vitit 2019. Rritja vijoi dhe futbollisti kampion me Ferencvaros tashmë vlen 3-fish më shumë. /abcnews.al