Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Çfarë goditje me Mandzukic! Bravo Milan, ke marrë një futbollist të madh”

schedule09:36 - 18 Janar, 2021

schedule 09:36 - 18 Janar, 2021

Milani ka bërë një goditje të madhe me afrimin e Mario Mandzukic“, kështu e nis prononcimin e tij për TMW Marco Landucci, i cili punoi si ndihmës trajner i Max Allegrit te Juventusi.

Sulmuesi kroat kaloi 4.5 sezone te bardhezinjtë, aty ku shënoi 44 gola në 162 ndeshje dhe fitoi 9 trofe. 35-vjeçari gjeti akordin me kuqezinjtë e vendit të parë dhe sot do të firmosë me ekipin e ri.

Mario është një futbollist  dhe profesionist i madh. Me ne te Juventusi zhvilloi sezone të jashtëzakonshme, duke dhënë kontributin e tij në sukseset që arritëm në Itali dhe Evropë.



Jam i lumtur që është rikthyer në Serie A, kuqezinjtë e Piolit kanë bërë një përforcim të rëndësishëm, nuk kam asnjë dyshim në lidhje me këtë që po them.

Po flasim për një lojtar të shkëlqyer, jam i bindur që do të jetë i rëndësishëm për Milanin, do vazhdojë të jetë vendimtar në Serie A“, deklaroi Landucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!