Çfarë ‘gjuhe’ do të flasim në 2030? Eksperti zbulon detajet në “Abc-në e Mëngjesit”

schedule15:18 - 16 Qershor, 2023

schedule 15:18 - 16 Qershor, 2023

Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet një konferencë, e cila ka të bëjë me teknologjinë e quajtur “E Ardhmja 2030”.  Në këtë konferencë janë 300 të ftuar që janë ekspert nga rajoni dhe kudo.

Edmond Liçaj, organizatori i kësaj konference ka folur në “Abc-në e Mëngjesit” rreth qëllimit dhe pritshmërisë së kësaj konference.

“Qëllimi i kësaj konference sjell për herë të parë në Shqipëri diskutime teknike për sa i përket teknologjive të reja, inovacioneve dhe sigurisë kibernetike. Jemi munduar të mbledhim ekspertët më të mirët të secilës fushë të Teknologjisë së Re. Teknologjia është shumë e shpërndarë në elementët e saj dhe ne mundohemi të prekim secilën pjesë në fushat e saj, kryesisht Teknologjitë e Reja sepse ato janë e ardhmja. Ne kemi si qëllim të nxisim sa më shumë përdorimin dhe eksplorimin e të rinjve tek Teknologjia e re. Dëgjojmë shpesh që e reja sjell frikë por e reja vjen sepse ne na ndihmon për përmirësimin e cilësisë së jetës punës dhe shërbimeve të tjera.

Në teknologjitë e reja bëhet fjalë për ‘Blockchain’, është një ndër nivelet më të larta të sigurisë për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe verifikimit në internet. Teknologjia e realitetit virtual e cila po gjen vend kudo por në Shqipëri preket shumë pak si temë. Çdo prezantim në këtë konferencë do të jetë me demonstrim. Do të diskutojmë për teknologjinë 5G, për kriptovaltutat, inovacionin dhe sigurinë kibernetike. Kemi kënaqësinë të kemi ekspertët më të mirë të rajonit nga Kosova të cilët e njohin më mirë këtë temë. Do të ketë dhe demonstrime live të sulmeve kibernetike dhe si të mbrohemi ne nga këto,” tha Edmond Liçaj.

Më tej ai tha se kjo është një konferencë për të gjithë dhe çdokush duhet të marrë pjesë sepse ka informacione dhe projekte që do të ndihmojë këdo.

“Është një konferencë që e gjen veten çdo person nuk do të thotë të jesh pjesë e IT. “E Ardhmja 2030” ka qëllim edukimin ndaj teknologjisë. Këtu do të flitet për Inteligjencën Artificiale, për 5G, për Blockchain. Ne në Shqipëri kemi ende sisteme të vjetra dhe jemi skeptik ndaj teknologjisë së re. Si projekt ky është zhvilluar në vitin 2020 po për shkak të pandemisë është shtyrë. Në rajon, Beogradi dominon me aktivitete të tilla dhe ne këtë konferencë synojmë ta bëjmë rajonale që të njohim talente të reja, ekspertë dhe projekte,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!