Çfarë fshihet pas lëvizjes “Jelekët e Verdhë” në Francë?

schedule21:03 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 21:03 - 9 Dhjetor, 2018

Shërbimet franceze të informacionit po hetojnë rolin e rrjeteve sociale të lidhura me vendet e huaja që mund të jenë përpjekur të përforcojnë mobilizimin e “Jelekëve të Verdhë”. Kjo është raportuar nga mediat franceze, që saktësojnë se hetimi po zhvillohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare. Në mënyrë të veçantë, hetohen llogaritë e krijuara rishtazi dhe aktivitetet e dyshimta të disa faqeve në rrjetet sociale që shumëfishojnë automatikisht informacionin dhe komentet. Ndërkohë, një sondazh I fundit sugjeroi një rënie në mbështetje të protestave, por që ende qëndronte në 66%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!