Blerja e re e Kate Middleton është një gjerdan i mrekullueshëm ari nga shtëpia e bizhuterive Danielle Draper.
Zgjedhjet e bizhuterive mbretërore nuk kanë të bëjnë gjithmonë me atë që është e bukur apo çfarë shkon me veshjen, shpesh ka një kuptim më të thellë. Princesha Kate ka shumë pjesë të veçanta në koleksionin e saj të bizhuterive dhe disa prej tyre janë gjithashtu të përballueshme!
Javën e kaluar, ajo mori pjesë në pritjen e ekipit të Ligës së Rugbit të Anglisë me karrige me rrota në Hampton Court Palace. Për këtë rast, Princesha e Uellsit zgjodhi të vishte sërish kostumin e saj të mrekullueshëm dhe një bluzë të bardhë. Ajo kompletoi veshjen e saj me gjerdanin e mrekullueshëm prej floriri që shumë besojnë se është dhuratë nga bashkëshorti i saj William, për 10 vjetorin e tyre!
Në fund të gjerdanit bie në sy një gur i bukur në ngjyrë të verdhë, i cili është cilësuar si “guri i suksesit” dhe cilësohet si një gur me një energji të veçantë që ndriçon jetën e atyre që e veshin.
Shikoni bizhuteritë e jashtëzakonshme të Kate Middleton
Shumë e konsiderojnë ngjyrën e verdhë si diellore. Konsiderohet se ka një ndikim pozitiv që mund të lehtësojë dhimbjet e shpinës dhe të luftojë depresionin dhe madje të largojë energjinë negative.
Ky gjerdan kushton 939 €.
/abcnews.al