Çfarë “fshihet” në videon që ka Presidenti? Flet Artan Hoxha

schedule23:07 - 18 Nëntor, 2019

schedule 23:07 - 18 Nëntor, 2019

Situata politike është tensionuar këto ditë, sa i përket Gjykatës Kushtetuese, në përplasjen mes Presidentit, Qeverisë dhe KED-së.

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që sipas tij është një bandë që ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Por çfarë ka në këtë video? Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Opinion, se: “Zëdhënësi i Presidenti, flet dhe në emër të Presidentit. Nuk flet si gazetar aty, Tedi Blushi. Ai duhet të thirret urgjentisht, aq më tepër që është shantazhuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Ata thonë qartësisht se ka prova. Ato janë prova, urgjentisht prokuroria duhet të fillojë urgjentisht hetimin, janë kërcënuar institucionet më të rëndësishme të vendit. Problemi është në këtë rast, baba Takut mund t’i ketë humbur çanta ose t’i ketë humbur ndonjë kasetë. Nëse është kërcënuar vërtetë Gjykata Kushtetuese dhe pas kësaj fshihet kryeministri dhe qeveria e vendit aq më tepër kur e ka një institucion kaq të rëndësishëm sa është Presidenca”.

Do kesh video plot këto ditë, nga ato me shantazhe”, theksoi më tej gazetari.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala tha: Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj./ Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!