Të vjetrit thoshin shpesh se “ne kemi shërimin për çdo sëmundje, në oborrin tonë”. Ata nënkuptonin, natyrisht, limona, sepse çdo shtëpi kishte edhe një limon.
Sot, ka shumë informacion në lidhje me përfitimet e limonit në trupin tonë. Ne e dimë se gjërat magjike do të ndodhin nëse vendosim një gotë ujë me limon në rutinën tonë të përditshme të mëngjesit:
Do të ndihmojë në eliminimin e toksinave, do të aktivizojë antioksidantët e trupit, duke rritur kështu sistemin imunitar, do të kontribuojë në humbjen e peshës, ndërsa vitamina C që përmban do të rrisë prodhimin e kolagjenit.
Për të qenë në gjendje të merrni të gjitha këto përfitime, koha e duhur për të pirë ujë me limon, është sapo zgjohemi, pasi pas gjumit trupi ynë ka nevojë për hidratim dhe energji dhe është në gjendje të thithë lëndët ushqyese.
Mënyra e duhur për të përgatitur pijen, është përdorimi i lëvozhgës së limonit, pasi aty gjejmë polifenole, të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës. Në mënyrë ideale, duhet të vendosim gjysmë limoni, të tërë, të prerë në një gotë me ujë (300 ml).
Një gjë tjetër që duhet pasur kujdes është se uji duhet të jetë i vakët sepse vitamina C, e limonit, lëshohet më mirë në një temperaturë më të lartë./abcnews.al