Çfarë është një meme?

schedule09:34 - 4 Maj, 2022

schedule 09:34 - 4 Maj, 2022

Nëse përdorni çdo lloj rrjeti social, me siguri keni hasur në një meme më parë. Memet janë ide ose koncepte që përhapen nga një person në një tjetër, përmes shpërndarjes në internet. Këto mund të jenë fotografi, video, apo edhe fjalë dhe fraza.

Memet përdoren në mbarë botën dhe përhapen në mënyrë virale, që do të thotë se ato qarkullojnë shpejt në rrjet.

Shumica e memeve lejojnë variacione të ndryshme në një temë, ku njerëzit marrin fotografinë ose videon dhe e ndryshojnë atë me titra ose modifikime të ndryshme.

Si bëhet diçka meme?

Në mënyrë që diçka të konsiderohet si meme, duhet të bëhet virale dhe të shpërndahet masivisht. Për shkak të kësaj, fotografitë, videot ose fjalët priren të bëhen meme kur ato janë batuta, video me humor, lapsuse, etj. Megjithatë, ka edhe një sasi të caktuar shansi që përcakton nëse diçka bëhet meme. Ashtu si disa moda ose tendenca të jetës reale, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të jetë e njohur.

Shpesh duket sikur memet shfaqen nga askund, duke vërshuar faqet e mediave sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram. Ata mund të duken sikur kanë lindur në mënyrë të rastësishme, por shumica priren të kenë një lloj historie se përse janë bërë.

Makrot e imazhit

Disa nga memet më të zakonshme janë makro imazhe. Këto janë imazhe me diçitura që zakonisht kanë natyrë komike. Makrot e imazhit janë aq të njohura saqë janë ato që shumica e njerëzve mendojnë kur dëgjojnë fjalën meme.

Shumica e tyre kanë një shaka ose një temë specifike të lidhur me imazhin e tyre të sfondit. Kur lexoni ose krijoni meme, do të dëshironi të njiheni me llojet e ndryshme për të kuptuar plotësisht shakanë ose mesazhin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!