Çfarë e zgjat më shumë jetën, paraja apo studimi?

schedule23:53 - 19 Prill, 2018

schedule 23:53 - 19 Prill, 2018

A është me të vërtetë paraja, ashtu siç është hamendësuar në të kaluarën një faktor i jetëgjatësisë, apo arsimi? Një studim i ri lëshon një vendim, pas dekadash teorish kundërshtuese.

Pagat më të larta lejojnë një fuqi më të madhe blerëse, dhe si pasojë edhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Për dekada të tëra ky ishte shpjegimi kryesor për zgjatjen e mundshme të jetës njerëzore (mesatarisht 71.4 vjet, nëse marrim parasysh të gjithë popullsinë tokësore).

Nëse në erën para-industriale ka pasur një jetë mesatare prej 30 vjetësh, sot jetëgjatësia është më shumë se dyfishuar. Por, a është me të vërtetë gjithçka meritë e pasurisë më të madhe, ndonëse ende e shpërndarë keq? Ndoshta jo.

Një kërkim i ri ka testuar dy hipotezat më të njohura në lidhje me shkaqet e këtij progresi. Një, i avancuar në vitin 1975 nga demografi amerikan Samuel Preston, është pikërisht ai irritjes së pasurisë  dhe i dyti i propozuar në vitin 1985 nga kolegët australianë John dhe Pat Caldëell, që vë në pikëpyetje përmirësimin e përgjithshëm global në nivelet arsimore. Studimi i publikuar në Rishikimin e Popullsisë dhe Zhvillimit, zbulon se është rritja e nivelit të arsimit, që na ka dhënë më shumë jetëgjatësi.

Çfarë ka ndikuar më shumë? Dy studiues të Institutit Ndërkombëtar për Sisteme të Aplikuara dhe Analiza (SHBA) dhe të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës (Austri) kanë testuar dy teoritë duke analizuar të dhënat e mbi 174 vendeve, të mbledhura mes viteve 1970 dhe 2015.

Ata kanë krahasuar informacionet mbi jetëgjatësinë me arsimin dhe të ardhurat për frymë, dhe vunë re se ndërsa ka pasur një lidhje reciproke midis zgjatjes së ekzistencës njerëzore dhe të dy faktorëve (paga më të larta dhe edukim më të mirë), raporti midis jetëgjatësisë dhe studimeve të mira ishte më linear dhe konstant.

Përfundimet. Një arsimim më i kompletuar është një faktor parashikues shumë i mirë i një jete më të gjatë. Dhe kjo, sipas supozimeve të shkencëtarëve, sepse një kulturë e fortë të çon në zgjedhje të shëndetshme të jetesës (p.sh. të ushqyerit ose parandalimi).

Bashkërendimim mes pasurisë dhe jetëgjatësisë – e cila ekziston, edhe pse më pak e qartë – ndoshta është motivuar nga fakti që një kulturë më e mirë jep akses në pozicionet më të larta të punës dhe më të paguar, dhe për këtë arsye një shans më i madh për t’u kujdesur. Por paratë nuk do të ishin shkaku kryesor i një popullsi më jetëgjatë.

Këto rezultate, thonë studiuesit, duhet të bëjnë që investimi në edukimin global të jetë një prioritet absolut në terma politikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!