Për disa njerëz, pëllëmbët e djersitura të duarve nuk janë një shenjë nervozizmi, por janë një fakt i jetës së përditshme. Kjo mund të ndikojë në cilësinë e jetës së një personi, duke e bërë atë të shmangë shtrëngimin e duarve dhe disa aktivitete të caktuara.
Duart e djersitura mund të jenë shkak i mbipeshës, menopauzës ose hiperhidrozës së pëllëmbës së duarve.
Ky problem përmirësohet pasi një person mbush 40 vjeç dhe zakonisht ndalet pas moshës 60 vjeç.
Për të trajtuar djersitjen e pëllëmbëve është e rëndësishme të vizitoheni e një mjek që të përcaktojë mjekimin që duhet të merrni. Në kushte shtëpiake mund të përdorni ilaçe të ndryshme bimore. Disa nga këta përfshijnë sherbelën, kamomilin dhe rrënjët valeriane./abcnews.al