Çfarë duhet të pimë çdo ditë esëll? Flasin ekspertët

schedule08:00 - 23 Shtator, 2020

schedule 08:00 - 23 Shtator, 2020

Mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj është duke konsumuar lëngje. Ekspertët e ushqimit sugjerojnë të pini ujë, edhe nëse nuk keni etje.

Shumica e ekspertëve kanë një “pije të preferuar” për mëngjesin. Edhe nëse nuk është se po ju pihet shumë ujë, është ajo që trupi që ka nevojë më së shumti, për t’u rihidratuar pas një nate gjumi.

“Ju nuk mund të ndjeheni domosdoshmërisht të etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ju i jepni përparësi për të qëndruar i hidratuar përgjatë ditës”, u shpreh Vicki Shanta Retelny, një dietologe për HuffPost.

Krahas ujit rekomandohen edhe pije të tjera që mund t’i përzgjidhni. Ruhs, një nutricionist, tha se një gotë me lëng portokalli në mëngjes është shumë e mirë.

Gjithashtu, në çdo temperaturë, çaji është një zgjidhje e shëndetshme. Kërkimet kanë treguar përfitime shëndetësore, duke përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, nga pirja e çajit.

Nëse doni të jeni aktiv konsumoni kafe. Nëse jeni duke kërkuar, siç u shpreh Ruhs: “të kryeni ca punë para se të dilni nga shtëpia”, ajo sugjeroi një filxhan kafe.

Duhet të dini se ajo që pini ka rëndësi. Pavarësisht zgjedhjeve të tyre, ekspertët bien dakord që gllënka juaj e parë e ditës është e rëndësishme.

“Vendos tonin për tërë ditën. Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të filloni ditën me një pije me sheqer, shumë të përpunuar si pije e gazuar ose një pije energjike që do të përmbysë sistemin tuaj me sheqerna. Këto mund të japin një goditje të shpejtë të energjisë, por kjo është e garantuar të ndiqet nga një ultësi e konsiderueshme në mes të mëngjesit”, tha Ansel.

Një tjetër nutricionist u shpreh: “Nëse e filloni ditën me një pije të mbushur me hedhurina, ju tashmë i keni thënë trupit tuaj se nuk kujdeseni shumë për këtë. Por nëse filloni me ujë, çaj, kafe ose diçka me ndonjë përfitim ushqyes, ju po ‘i thoni trupit tuaj: “Unë po kujdesem për ty! ” l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!