Nëse rregullojmë presionin e gjakut, jo vetëm që do të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por gjithashtu do të jemi në gjendje të sigurojmë rininë e trurit, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Kombëtar i Australisë. Në fakt, sa më normal të jetë presioni i gjakut, aq më shumë e ndihmojmë trurin të qëndrojë deri në të paktën gjashtë muaj më i ri se mosha jonë aktuale.
Pjesëmarrësit me presion të lartë të gjakut, por brenda kufijve normalë, ishin në rrezik për probleme të ndryshme shëndetësore. Sipas studiuesve, gjetjet tregojnë një shqetësim për të rinjtë e moshës 20-30 vjeç sepse ndryshimet në tru për shkak të hipertensionit kërkojnë kohë për t’u identifikuar.
Studiuesit këshillojnë të rinjtë të mos lënë pas dore kontrollin e presionit të gjakut. “Krahasuar me një person me vlera të larta të presionit të gjakut (135/85), dikush me vlerat më të mira (110 /70) kishte një moshë të trurit që ishte 6 muaj më e re kur të arrinte moshën e mesme.”, tha studiuesi Walter Abhayaratna. /abcnews.al