Çfarë duhet të bëni për të shmangur përgjumjen në timon

schedule12:44 - 29 Nëntor, 2021

schedule 12:44 - 29 Nëntor, 2021

Shumica e shoferëve nuk konsumojnë alkool kur ndërmarrin udhëtime të gjata për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Por ajo që nuk marrin parasysh është lodhja dhe përgjumja, duke mbivlerësuar kështu qëndrueshmërinë e tyre. Më poshtë janë renditur disa këshilla për të qëndruar zgjuar në timon.

  • Sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm përpara një udhëtimi të gjatë.
  • Kur planifikoni një udhëtim, duhet të përfshini pushime 15-minutëshe për çdo dy orë vozitje të vazhdueshme.

Të bie në gjumë në timon 2

  • Në rast se filloni të keni përgjumje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt në një rrugë anësore.
  • Pini dy kafe ose pije energjike me përmbajtje të lartë kafeine dhe lëreni të kalojë pak kohë derisa kafeina të “funksionojë”.
  • Shmangni udhëtimet e gjata pas mesnatës dhe mesditës, pasi gjatë këtyre orëve vigjilenca e trupit ulet.

Të bie në gjumë në timon 3

  • Nëse është e mundur, qëndroni gjithmonë me një “bashkë-shofer” me vete për të ndarë itinerarin.
  • Shmangni vaktet e mëdha përpara një udhëtimi. Procesi i tretjes do të ngadalësojë reflekset tuaja dhe do të sjellë përgjumje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!