Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një aktivist është qëlluar për vdekje nga një i panjohur në New York. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, viktima është ulur në një stol dhe po priste autobusin me të dashurën e tij.
Ryan ishte me të dashurën e tij kur i dyshuari, i veshur me një xhup me ngjyrë të errët me kapuç, e pyeti “Çfarë dreqin po shikon?” përpara se ta godiste me thikë në gjoks.
Hey bro just like chill out bro I’m on your side bro go attack the magats bro bro bro noooooo
— Cernovich (@Cernovich) October 3, 2023
Në pamjet e sigurisë dëgjohet e dashura e tij duke bërtitur: ‘Të lutem, të lutem, të lutem!’ Carson rrëzohet në stolin në të cilin ishte ulur përpara se sulmuesi ta godasë me thikë disa herë.
Sulmi vdekjeprurës ndodhi të hënën e kaluar në Lafayette Avenue, disa blloqe larg stacionit të trenit Bedford-Nostrand në Nju Jork, ku çifti kishte zbritur nga metroja gjatë kthimit nga një martesë, tha policia.
Pasditen e së martës nuk kishte asnjë të arrestuar për krimin e rëndë, megjithatë autori është në kërkim.
/abcnews.al